Telegrafi

Nora kujton babanë e ndjerë me një fotografi të përbashkët: Më mungon!

_NoraIstrefi_

Nora Istrefi ka publikuar një fotografi nga fëmijëria e saj, ku ka pozuar së bashku me babanë, tash të ndjerin, Nezir Istrefi.

Në përshkrimin e fotografisë, këngëtarja ka treguar se ajo është realizuar më 17 shkurt të vitit 1996.

Ndërkaq, krahas hashtagut për vendin (Prishtina), e ka shoqëruar edhe me hashtagun: “Më mungon babai im”.

Familja Istrefi humbi kryefamiljarin Nezir Istrefi në vitin 2004, në një aksident tragjik, gjersa bashkëshortja e tij, Suzana Tahirsylaj, hoqi dorë nga muzika dhe iu përkushtua rritjes së fëmijëve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për NORA ISTREFIN

Babai i motrave Istrefi ka qenë gjithashtu pjesë e televizionit. Ai punonte në Radio Televizionin e Kosovës, gjersa disa herë e ke prekur skenën si moderator dhe recitues.

Natyrisht se ai ka qenë frymëzim për këngëtaret Nora dhe Era Istrefi për të qenë pjesë e skenës.

Këngëtaret e famshme kanë edhe një motër, Nita dhe një vëlla, Bledi. /Telegrafi/