Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, kohëve të fundit është mjaft aktive në rrjetet sociale.
Ajo ka realizuar një set fotografik së fundmi, i cili është frymëzuar nga stili i viteve 80’.
Ndërkohë, në disa fotografi të tjera të ndara së fundmi me fansat, këngëtarja është shfaqur mjaft provokuese, teksa ka vënë në pah linjat e saj atraktive.
Me dekoltenë e hapur, Nora i lë pak vend imagjinatës, ndërsa rithekson linjat e saj trupit.
Istrefi, e cila ka qenë shumë e përfolur muajve të fundit për jetën e saj private, nuk ka munguar edhe në aspektin e prurjeve muzikore.
Ajo po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj më të fundit “Anna”, të cilën e solli në bashkëpunim me reperin Gjiko. /Telegrafi/