Telegrafi

Nora Istrefi vjen atraktive në paraqitjen e radhës, krahasohet me aktoren Brooke Shields në “Sahara”

Këngëtarja Nora Istrefi vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Zeshkania vetëm në Instagram numëron 1.1 milion ndjekës, teksa nuk heziton të ndajë imazhe dhe video të ndryshme.

Këtë herë ajo mori vëmendje me një veshje elegante, pantallona të zeza e këmishë të bardhë.

Madje, në këtë imazh ka krahasuar veten me aktoren Brooke Shields në romancën “Sahara”.

“Brooke Shields në Sahara”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Komplimentet ndërkohë nuk munguan as në hapësirë për komente nga miqtë dhe ndjekësit që mban në këtë rrjet të popullarizuar.

Istrefi momentalisht është duke shijuar suksesin e këngës “Dy zemra”, të cilën e solli në bashkëpunim me artistin Butrint Imeri.

Për një muaj, projekti ka kaluar shifrën e tetë milionë shikimeve në YouTube. /Telegrafi/