Site icon Telegrafi

Nora Istrefi vishet shumë shtrenjtë – përzgjedh brende të njohura botërore

(Foto: Instagram/ _NoraIstrefi_)

Nora Istrefi njihet për stilin e saj të veçantë të paraqitjes në publik.

Bukuroshja e cila gjithnjë është prezente në prezantime televizive (videoklipe, intervista etj.) ka një jetë private të qetë.

Këngëtarja për momentin po qëndron në Londër ku po shijon pushimet te motra e saj Nita.

Ajo shoqërohen kohë pas kohe edhe me Erën e cila po ashtu është e angazhuar me projekte muzikore.

Në imazhet e fundit të publikuara që Nora i ka postuar në rrjetin social Instagram, shihet ajo e veshur me një bluzë ngjyrë neon të kombinuar me xhinse.

Çanta e saj e brendit Yves Saint Laurent dhe syzet Celine kushtojnë së bahsku jo më pak se 3530 euro.

Bluza Zara kushton vetëm 20 euro, kurse çanta hiç më pak se 2105 euro. Rripi Gucci ka një çmim po ashtu të shtrenjtë prej 350 eurosh.

Nora Istrefi ka qenë e angazhuar shumë me një turne gjatë kësaj vere ku ka mbajtur performanca në të gjitha qytetet.

/Telegrafi/

Exit mobile version