Site icon Telegrafi

Nora Istrefi vazhdon të investojë shumë për dukjen, vetëm fustani dhe vathët e saj kapin shifrën e 4000 eurove

Foto: Nora Istrefi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, duket gjithnjë atraktive në paraqitjet e saj.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, Nora publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive veshur me një fustan ngjyrë ari.

Është pikërisht ky fustan nga Alessandra Rich i quajtur ‘Metallic Gold Tweed Dress‘, që kap vlerën e 3650 eurove.

Ndërkohë edhe vathët në veshin e këngëtares të po së njëjtës markë nuk kanë një çmim të lirë, pasi të njëjtët kushtojnë rreth 465 euro.

Në total, duket se Nora ka shpenzuar mbi 4000 euro për dukjen e saj në një ditë të zakonshme, me çka provon se ajo vazhdon të investojë shumë në dukjen e saj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version