Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, vazhdon të jetë personazh shumë i komentuar në faqet rozë.
Ndonëse ka vite që është pjesë e skenës muzikore, ajo akoma rrëmben vëmendje me postimet që herë pas here sjell.
E tillë shfaqet edhe në këto të fundit, derisa vjen në formë të mirë e veshur me fustan të zi të shkurtër.
Dukjen e kompletoi me një stil të veçantë flokësh e me grim po ashtu të kombinuar me ‘look-un’.
34 vjeçarja njëherësh ka vënë në plan të parë linjat atraktive, të cilave i kushton një kujdes të madh.
Duket se këto imazhe të Norës do jenë pjesë e klipit të saj të ri, përkundër që nuk ka dhënë ndonjë konfirmim akoma.
I fundit projekt i lansuar nga Istrefi mban titullin “Anna”, të cilin e solli në fund të vitit të kaluar në bashkëpunim me reperin Gjiko. /Telegrafi/