Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.
Ajo së bashku me motrën e saj, Erën, kanë zgjedhur Jugun e Shqipërisë si destinacionin e tyre për pushime këtë verë.
Nora, e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ka ndarë me ndjekësit e saj fotografi video të ndryshme nga momentet e këndshme që po shijon në bregdet.
Ndër to, këngëtarja publikoi një video mjaft atraktive në InstaStory, ku tregonte linjat e përsosura të trupit, ndërsa vallëzonte nën ritmet e një melodie verore.
Ndonëse është nënë e një vajze, Nora vazhdon të ketë forma trupore të lakmueshme nga shumë femra – e krejt kjo falë angazhimit të saj të rregullt në palestër.
Ndërkohë për sa i përket muzikës, ajo është duke shijuar suksesin e projektit muzikor më të fundit “Ay Caramba” në bashkëpunim me Gjikon dhe Melinda Ademin. /Telegrafi/