Këngëtarja e njohur Nora Istrefi, ka muaj që nuk ka sjell për publikun ndonjë projekt të ri muzikor.
Është përfolur se ajo është duke përgatitur një bashkëpunim interesant me Erën dhe një emër ndërkombëtar, ndonëse një gjë të tillë ende nuk e ka konfirmuar.
Megjithatë, ajo vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Me afrimin e festave të fundvitit, duket se gjithçka në shtëpinë e këngëtares ka marrë një tjetër pamje.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory së fundmi disa imazhe, përmes së cilave ka treguar se si e ka dekoruar bredhin e vitit të ri.
Në një nga cepet e shtëpisë së saj luksoze, Istrefi ka treguar se janë e bardha dhe e kuqja ngjyra që ajo ka përzgjedhur për stolisjen e bredhit të saj të fundvitit.
Si një nënë e një vajze të vogël, Nora duket të jetë treguar e kujdesshme që të ofrojë sa më shumë atmosferë festive në shtëpinë e saj. /Telegrafi/