Site icon Telegrafi

Nora Istrefi tregoi pamjen e saj pa makijazh në dhomën e provave të shfaqjes së modës nga Valdrin Sahiti

Këngëtarja Nora Istrefi ishte pa diskutim një prej primadonave të shfaqjes më të fundit të modës nga Valdrin Sahiti.

Nora dhe Valdrini të cilët kanë një miqësi të gjatë bashkë që nga shkolla fillore, kanë qenë bashkëpunëtorë tash e sa vite, duke bërë që Sahiti të jetë stilisti i përzgjedhur për dukjen e çdo paraqitjeje të këngëtares.

Si rrjedhojë, Nora nuk mund të mungonte në sfilatën e tij të fundit, ku kishte veshur një fustan ngjyrë të artë plot shkëlqim.

Foto: Nora istrefi/Instagram

Në një nga kronikat e emisionit Prive që tregonte prapaskenat e përgatitjes së sfilatës, Nora mund të shihet në dhomën e provave teksa provon fustanin me të cilin do të paraqitej në event.

Foto: Prive/YouTube

Ajo u shfaq pa makijazh në prapaskenë, duke vënë kështu në pah tërësisht dukjen e saj natyrale, gjithë “ujë e sapun”.

Foto: Prive/YouTube

Dhe mund të thuhet se këngëtarja e hitit “Dy shokë” dukej mjaft bukur dhe në formë edhe pa grim, gjersa vazhdon të mbetet në super formë edhe sa i përket vijës trupore.

Foto: Prive/YouTube

Nora përndryshe ishte vetëm një nga emrat e shumtë që morën pjesë në sfilatën e Valdrinit, që përfshinin ndër të tjerash të famshmit si: Capital T, Bora Zemani, Donald Veshaj, Era Istrefi, Jehona Sopi e të tjerë. /Telegrafi/

Foto: Prive/YouTube
Exit mobile version