Telegrafi

Nora Istrefi thotë se tradhtia do ishte arsyeja e vetme që do e çonte në divorc

Foto: Norik Uka

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka qenë e ftuar sonte në emisionin “NIN”.

Ajo ka rrëfyer shumë detaje nga jeta dhe karriera e saj, ndërsa nuk ka refuzuar të flasë edhe për projektet e reja muzikore.

(Nora Istrefi/Foto: Norik Uka)

Nora konfirmoi se së shpejti do të sjellë bashkëpunim me reperin e njohur nga Shqipëria, Noizyn.

Ndërkohë në rubrikën “Haje ose thuaje”, Istrefi ka zgjedhur sfidën të thotë përgjigje të sinqerta, në këmbim të ngrënies së ushqimeve të prishura.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

E ngacmuar me një pyetje pikante lidhur me Robert, prezantuesi i emisionit kërkoi nga ajo të përgjigjet në pyetjen se çfarë nuk do t’i falte asnjëherë.

Dhe përgjigja e saj, ishte diçka që shpesh te çiftet është e pafalshme, duke thënë kështu se “tradhtia” është gabimi që do ta qonte drejt divorcit me bashkëshortin e saj. /Telegrafi/