Telegrafi

Nora Istrefi thekson linjat e bujshme trupore në disa poza me bikini

Ajo është njëra prej femrave më atraktive në showbizin shqiptar dhe jo më kot.

Fjala është për këngëtaren Nora Istrefi, e cila përkundër viteve vazhdon të jetë në formë të mirë dhe shumë e komentuar në shtypin rozë.

Nëna e një vajze së fundmi ka publikuar disa fotografi atraktive në InstaStory, me të cilat ka bërë që të gjithë t’i kthejnë sytë kah ajo.

Nora Istrefi (Foto: Instagram)

Duke shfaqur linjat trupore nga oborri i shtëpisë së saj, krijuesja e hitit “Anna” duket e mrekullueshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Kjo veçse vazhdon të dëshmojë se është një nga artistet më tërheqëse në estradë, marrë parasysh që i kushton një kujdes të madh fizikut të saj me ushtrime në palestër.

Nora Istrefi (Foto: Instagram)

Përkundër kësaj, Nora momentalisht është duke punuar në projektin e ri muzikor dhe pritet të rikthehet së shpejti para publikut.

Ndërsa, të fundit këngë e lansoi në fund të vitit të kaluar në bashkëpunim me reperin Gjiko. /Telegrafi/

Nora Istrefi (Foto: Instagram)

 

Nora Istrefi (Foto: Instagram)