Site icon Telegrafi

Nora Istrefi tërheq vëmendje me veshjen e ekzagjeruar në festën e ditëlindjes së 36-të

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ditën e djeshme (e premte) ka festuar ditëlindjen e 36-të.

Ajo me këtë rast ka organizuar një ndejë me miqtë e familjarët, për një vit tjetër të jetës.

Ndonëse ka shpërndarë disa momente të veçanta të kësaj feste, ajo çfarë ka rënë më shumë në sy ishte veshja e artistes.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta përzgjodhi një fustan të zi transparent e mjaft të hapur në pjesën e gjoksit.

Lexo po ashtu Feston ditëlindjen e 36-të, Era Istrefi me dedikim të veçantë për Norën

Kjo ka bërë që të komentohet për linjat trupore, duke qenë se është njëra nga yjet e estradës që shquhet për fizikun e tonifikuar.

Foto: Screenshot/Instagram

Nora në anën tjetër vetëm pak ditë më parë është rikthyer me projektin e ri muzikor të quajtur “Më mungon”.

Kënga për një periudhë të shkurtër ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në YouTube. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Exit mobile version