Megjithëse ka vetëm pak kohë që u konfirmua se i dha fund martesës me këngëtarin Robert Berisha, Nora Istrefi duket e lumtur dhe e plotësuar në jetën e saj.
Ajo ka tash e a ditë që është duke shijuar pushimet verore bashkë me vajzën e saj të vogël, Renenë.
Nora është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat nuk ka hezituar që t’i ndajë me fansat disa nga momentet më të bukura që është duke i shijuar gjatë këtyre pushimeve.
Së fundmi, Istrefi ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi mjaft atraktive, ku shfaq linjat e saj trupore në bikini të kuqe.
Teksa shihet e buzëqeshur para aparatit fotografik, Nora duket të jetë në një gjendje emocionale të qetë edhe pas ndarjes.
Ndërkohë, komentet e shumta nga ana e ndjekësve të saj nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për figurën trupore. /Telegrafi/