Site icon Telegrafi

Nora Istrefi si “Kasandra”? (Foto)

Këngëtarja Nora Istrefi këtë vit ka qenë mjaft e angazhuar me projekte të reja muzikore dhe koncerte.

Fillimisht ajo publikoi këngën e saj në duet me Robertin, ndërsa më pas solli projektin tjetër “Gabime” në bashkëpunim me reperin Gjiko.

Ndërkohë, prezenca e saj në koncerte është mjaft e madhe, që e bën çdo herë që të jetë sa më pranë fansave.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në koncertin e fundit, Nora duket të jetë rregulluar mjaft bukur, duke ndryshuar edhe stilin e flokëve të saj në kaçurrela.

Në një imazh të publikuar në InstaStory, bukuroshja Istrefi tregon dukjen e saj në koncert, duke e krahasuar atë me “Kasandrën” e famshme, vajzën kaçurrele, e cila luante në serialin e famshëm “Kasandrra”.

Këngëtarja i kishte kushtuar mjaft kujdes edhe grimit, çka e kishte bërë të dukej edhe më tërheqëse. /Telegrafi/

Exit mobile version