Nora Istrefi nuk kishte si të mungonte në dasmën më të madhe të këtij viti në estradën shqiptare.
Gjiko dhe Elita i dhanë fund beqarisë në një ceremoni private me familjarë dhe miq të mbajtur në Prishtinë.
Mes të ftuarve kishte pa dyshim shumë yje të estradës, mes të cilëve edhe Nora Istrefi.
Bukuroshja shqiptare u shfaq me një fustan ngjyrë të kuqe, duke shkëlqyer në këtë ceremoni edhe pse pa praninë e Robertit, bashkëshortit të saj.
Roberti është i angazhuar në spektaklin “Dance ëith Me” në Shqipëri andaj e kishte të pamundur prezencën në këtë dasmë.
Nora Istrefi edhe një herë tregoi klasin e saj duke qenë një prej yjeve që u dukën më bukur në këtë dasmë.
Këngëtarja ka miqësi të madhe me Gjikon, me të cilin publikoi hitin “Gabime” kohë më parë.
/Telegrafi/