Telegrafi

Nora Istrefi shijon pushimet në Dubai

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, duket se është sërish në pushime.

Dhe destinacion të arratisjes së radhës ajo ka zgjedhur Emiratet e Bashkuara Arabe, gjegjësisht Dubain.

Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit pamje duke zbuluar se ndodhet në vendin e famshëm.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo vjen pak javë pas pushimeve që bëri në Madrid, ndërsa atje festoi edhe ditëlindjen e 38-të.

Lexo po ashtu Nora Istrefi festoi ditëlindjen në Madrid - merr vëmendje me dukjen e veçantë me fustan transparent

Ndonëse nuk ka bërë të ditur se me kë po shoqërohet, artistja prej disa vitesh është beqare.

Shpesh si shoqëruese të udhëtimeve ka vajzën e saj, Renee, të cilën e ndan me ish-partnerin Robert Berisha.

Nora këtë periudhë ka qenë tejet e angazhuar edhe me projekte muzikore. /Telegrafi/