Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, duket se është sërish në pushime.
Dhe destinacion të arratisjes së radhës ajo ka zgjedhur Emiratet e Bashkuara Arabe, gjegjësisht Dubain.
Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit pamje duke zbuluar se ndodhet në vendin e famshëm.
Kjo vjen pak javë pas pushimeve që bëri në Madrid, ndërsa atje festoi edhe ditëlindjen e 38-të.
Ndonëse nuk ka bërë të ditur se me kë po shoqërohet, artistja prej disa vitesh është beqare.
Shpesh si shoqëruese të udhëtimeve ka vajzën e saj, Renee, të cilën e ndan me ish-partnerin Robert Berisha.
Nora këtë periudhë ka qenë tejet e angazhuar edhe me projekte muzikore. /Telegrafi/