Telegrafi

Nora Istrefi rikthen në vëmendje disa fotografi me bikini

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, vazhdon të jetë një emër shumë i ndjekur në rrjete sociale.

Ajo shpesh publikon me ndjekësit imazhe e video të ndryshme, ndërkohë që nuk mungon as me poza provokuese.

E tillë është shfaqur në këto të fundit, ndonëse pozat duket të jenë realizuar më parë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Më rikthe sërish”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtyre fotografive.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Komplimentet kanë qenë të shumta dhe kryesisht pozitive duke qenë se shquhet për fizikun e bujshëm.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta po ashtu është shumë e përkushtuar ndaj palestrës, madje të shumtën e kohës e kalon duke bërë ushtrime.

Nora momentalisht është në përgatitje të këngës së re në bashkëpunim me Shkurte Gashin dhe reperin Bardhi. /Telegrafi/