Telegrafi

Nora Istrefi realizon video me fustan transparent pranë pishinës, vë në pah linjat e theksuara të trupit

Foto: Nora Istrefi/Instagram

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, është në përgatitje të një dueti të ri që do të publikohet shumë shpejt.

Ajo ndërkohë vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Jo të rralla janë rastet kur Istrefi publikon për fansat ndonjë imazh provokues, të shkëputur nga xhirimet e ndonjë klipi apo seti fotografish.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi, teksa ka hedhur në InstaStory një video mjaft provokuese, ku shfaqet me fustan transparent.

Istrefi ka vënë në pah linjat e saj të theksuara të trupit, ndërsa po realizonte fotosesionin e ri.

Duke qenë mjaft e përkushtuar ndaj palestrës, Nora duket se ka arritur ta formësojë mjaft mirë trupin e saj, duke marrë epitetin e një prej këngëtareve më seksi në estradë. /Telegrafi/