Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi ka publikuar këngën më të re.
“Ciao” mban titullin projekti i cili erdhi i shoqëruar edhe me një videoklip ku Nora dukej e mahnitshme në disa veshjes të ndryshme.
Këngëtarja mori vëmendje me paraqitjen atraktive në skenat e klipit ku ajo vuri në fokus format trupore për të cilat komentohet vazhdimisht.
Ndërkohë, theksojmë që teksti i këngës u shkrua nga këngëtari, Yll Limani, ndërsa miksimi dhe masterizimi nga Fatjon Miftari.
Producent i këngës është Fatjon Miftari teksa videoklipi iu besua produksionit “Entermedia”.
Kënga më e re e Norës vjen pas bashkëpunimit tejet të suksesshëm që këngëtarja solli me reperin Bardhi dhe Shkurte Gashin.
Ndërkohë, Istrefi në periudhën e sezonit veror ka qenë mjaft e angazhuar edhe me mbrëmje muzikore. /Telegrafi/