Telegrafi

Nora Istrefi publikon fotografitë nga festa e veçantë që organizoi në ditëlindjen e katërt të Reneesë

Foto: Nora Istrefi/Instagram

Çifti i njohur Nora Istrefi dhe Robert Berisha, kanë festuar një ditë të veçantë të mërkurën.

Kjo pasi vajza e tyre, Renee, ka festuar ditëlindjen e saj të katërt.

Me këtë rast, çifti kanë organizuar një festë të veçantë për të voglën e tyre, me të ftuar familjarë dhe njerëz të rrethit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Nora, e cila është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, ka ndarë me fansat e saj disa fotografi nga festa speciale në rrjetin social Instagram.

“Urime ditëlindjen e katër princesha ime, të dua ty shumë”, ka qenë dedikimi i Norës në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet e fansave, në veçanti fotografia familjare që Nora dhe Roberti kanë realizuar bashkë me Reneenë e vogël. /Telegrafi/

Nora Istrefi dhe Robert Berisha me vajzën e tyre, Renee. Foto: Nora Istrefi/Instagram (Për mos-cenim të privatësisë, nuk zbulojmë fytyrën e vajzës)