Këngëtarja e njohur e estradës shqiptare, Nora Istrefi, pak javë më parë ka qenë me pushime në Greqi.
Ajo shijoi disa ditë në Mykonos e shoqëruar nga motrat e saj, Nita dhe Era si dhe nga vajza e saj, Renee.
Bukuroshja së fundmi ka ndarë disa fotografi e video në rrjete sociale, duke treguar për fansat se si kanë qenë këto pushime për të.
Në mesin e tyre, krijuesja e hitit “Amanet” solli edhe një video nga festa e ditëlindjes së Erës.
Ato duket se janë argëtuar mjaft shumë bashkë duke bërë një nga pushimet e paharrueshme.
Krahas kësaj, Nora nuk ka munguar edhe me disa poza në bikini teksa ka vënë në pah fizikun e mrekullueshëm.
Ajo siç tashmë dihet kujdeset mjaft shumë për linjat për të qenë sa më në formë. /Telegrafi/