Telegrafi

Nora Istrefi: Preferoj të shohë me sy mbyllur

Foto: Nora Istrefi/Instagram

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, përflitet gjithnjë për daljet e saj në rrjetet sociale.

Fotografi e fundit që ajo ndau me ndjekësit e saj në Instagram, i mahniti sërish mijëra ndjekësit e saj.

Ajo u shfaq mjaft atraktive e veshur me një fustan me ngjyra të lehta, i cili vinte në pah figurën e saj trupore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Për ta bërë më artistike pozën, Istrefi ka lënë një mbishkrimin interesant përbri fotografisë.

“Preferoj të shoh me sy mbyllur”, ka shkruar Nora në Instagram, teksa ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e shumtë.

Përndryshe, më datë 19 prill, ajo do të sjellë bashkëpunimin më të ri me motrën e saj Erën, këngën e titulluar “Nuk e di”. /Telegrafi/