Telegrafi

Nora Istrefi paralajmëron këngën e re “Anna”, duket tërheqëse gjatë xhirimeve të klipit

Foto: Nora Istrefi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, është në realizim e sipër të një projekti të ri muzikor.

Këtë e bëri të ditur vet këngëtarja nga Prishtina, kur të dielën publiikoi për fansat një fotografi nga xhirimet e klipit, në rrjetin social Instagram.

Kënga e saj e re do të titullohet “Anna”, dhe pritet të publikohet brenda pak ditëve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

E veshur elegante në të bardha dhe me flokë të zinj të lëshuar poshtë, Nora dukej mjaft tërheqëse në xhriimet e klipit të ri.

“A jeni gati për solo projektin tim të ri ‘Anna’?”, ka pyetur këngëtarja fansat e saj në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë reagimet e ndjekësve, shumica rpej të cilëve janë fansa besnik të Norës, dhe janë përgigjur duke thënë se po e presin me padurim këtë këngë. /Telegrafi/