Këngëtarja Nora Istrefi po punon për një projekt të ri muzikor.
Këtë herë autorja e “Amanet” ka bashkuar forcat me këngëtaren Eli Malaj.
Kështu ka bërë të ditur vet Nora në një postim në llogarinë e saj të Instagramit, ku dyshja shihen teksa bëjnë xhirimet për videoklipit.
Në videon e postuar nga Nora, dyshja shihen teksa bisedojnë me njëra-tjetrën të veshur me fustane elegante dhe me shumë stil.
Ndërkohë, kujtojmë që ky projekt i Norës vjen pas një tjetër bashkëpunimi të saj me këngëtarin Kushtrim Kelani “E hupa zemrën tanë”.
Ndërsa, Eli së fundmi u bë virale në rrjete sociale me performancën ‘live’ të këngës “Jeta prap vazhdoi”. /Telegrafi/