Këngëtarja e popullarizuar, Nora Istrefi, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor dhe jo vetëm.
Këtë projekt ajo ka vendosur të sjell në bashkëpunim me këngëtarin nga Shqipëria, Irkenc Hyka.
Dhe siç duket xhirimet e kësaj kënge tashmë kanë nisur, teksa klipi është duke u xhiruar në Rugovë të Pejës.
Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e “Hotel Panorama”, dhe ky videoklip do të realizohet nga “Imagine Films”.
Protagonistja e këngës duket mjaft joshëse në fustanin e zi, gjersa nuk ka dyshim se do vjen unike edhe në klip.
Dyshja në fjalë kanë edhe një projekt së bashku në versionin audio të titulluar “Tymi i Dashnisë 2”. /Telegrafi/