Telegrafi

Nora Istrefi merr vëmendje me paraqitjen atraktive në klipin e ri

Këngëtarët Butrint Imeri dhe Nora Istrefi, të dielën (13 shtator) prezantojnë projektin e ri muzikor.

Dyshja, të cilët janë shumë të ndjekur në rrjetet sociale, po vazhdojnë të ndajnë pamje nga xhirimet e videoklipit të ri.

Është sërish artisti i njohur, ai i cili ka ndarë me fansat në InstaStory fotografi nga klipi i “Dy zemra”.

Butrint Imeri dhe Nora Istrefi (Foto: Instagram)

Imazhet në fjalë e shfaqin dyshen shumë të përgatitur për projektin e përbashkët, teksa në këtë pjesë Butrinti vjen tërësisht i veshur në të bardha.

Nga ana tjetër, nëna e një vajze ka marrë vëmendje me paraqitjen glamuroze në fustan të kuq.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Artistët, që vijnë për herë të parë në bashkëpunim, duket se do të mirëpriten nga publiku.

Butrint Imeri dhe Nora Istrefi (Foto: Instagram)

Të njëjtit janë pjesë e estradës prej vitesh dhe tanimë kanë realizuar projekte e hite të shumta. /Telegrafi/