Nora Istrefi arrin të jetë thuajse gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe e gjithë kjo falë linjave të bujshme që posedon.
Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, derisa ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme, duke mos munguar edhe pozat provokuese të saj.
E tillë shfaqet edhe në fotografinë që ka ndarë së fundmi në Instagram, në të cilën vë në pah figurën trupore e veshur me një fustan të shkurtër të bardhë.
Nora e dëshmon edhe njëherë se është një prej femrave më atraktive të estradës, përkundër se është nënë e një vajze (Renee).
Kur jemi tek Renee, ajo është vajza e vetme e këngëtares Istrefi me ish-partnerin e saj, Robert Berisha, të cilët muaj më parë u ndanë nga njëri-tjetri.
Sa i përket projekteve muzikore, ka kohë që 33-vjeçarja nuk ka sjellë ndonjë këngë të re për fansat që po shijojnë akoma atë të fundit “Jena Nda” në bashkëpunim me Irkenc Hykën.
Ndërkaq, ajo vazhdon t’i argëtojë admiruesit e muzikës së saj me mbrëmje e koncerte të ndryshme përreth trojeve shqiptare. /Telegrafi/