Telegrafi

Nora Istrefi lanson disa hite të saj në versionin akustik

Nora Istrefi Foto: YouTube

Nora Istrefi vazhdon të jetë ndër artistet shqiptare që për vite me radhë ka qëndruar aktive në prurjet muzikore.

Që në paraqitjen e saj të parë, Nora ka dëshmuar se ka talent, duke grumbulluar me mijëra fansa, të cilët e mbështesin.

Ndërkohë, në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka publikuar disa hite të saj në versionin akustik.

“Anna”, “Pa Fat”, “Dy shokë”, “Sa t’kom dashtë”, “Ajo të pëlqen”, “Asnjë gotë”, janë këto hitet që ajo zgjodhi ti këndojë.

Për ripërpunimin e tyre është përkujdesur producenti Mixey, teksa në instrumental ishte edhe kitaristi Astrit Stafai.

Vlen të përmendet se të gjitha këto janë lansuar në platformat digjitale, duke numëruar që në minutat e parë klikime të shumta. /Telegrafi/