Nora Istrefi ka një arsye më tepër për të festuar gjatë ditës së sotme.
Këngëtarja shqiptare e ka ditëlindjen dhe mbush sot (25 mars) 32 vjet.
Bukuroshja jonë ka marrë urime të shumta prej fansave, miqve dhe familjarëve.
Këtu nuk bën përjashtim edhe bashkëshorti i saj, Robert Berisha, i cili i ka bërë një urim nga zemra.
“Urime ditëlindjen o shpirt”, ka shkruar Roberti në llogarinë personale në Instagram teksa ka publikuar edhe një fotografi të saj.
Ndryshe, Istrefi ka kurorëzuar lidhjen me Robertin tash e sa kohë ndërsa kanë edhe një vajzë të pagëzuar me emrin Rene.
Karrierën e saj muzikore e ka nisur qysh në moshë të re, duke u bërë kështu një prej këngëtareve më të pëlqyera të estradës. /Telegrafi/