Telegrafi

Nora Istrefi i jep hijeshi vjeshtës në Gërmi me setin e saj të ri fotografik

Foto: Nora Istrefi/Instagram

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor për fansat.

Ajo ishte aktive gjatë verës me projekte muzikore dhe koncerte të shumta, e ndërsa duket se ka zgjedhur që në vjeshtë të bëjë pak pushim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Nora është shpesh aktive në rrjetet sociale, në të cilat ndiqet nga mijëra fansa.

Së fundmi, këngëtarja ka realizuar një set të ri fotografik në parkun e Gërmisë, ku është shfaqur mjaft tërheqëse me pamjen e saj.

E veshur me pallto të bardhë, Nora dukej me shumë stil, ndërsa pozonte para aparatit fotografik.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për fizikun e saj.

Muajt në vazhdim, Nora pritet të sjellë për fansat këngën e saj të re, teksa projekti i fundit i saj vazhdon të mbetet kënga “Ni gotë për ty”, është pritur shumë mirë nga publiku i saj. /Telegrafi/