Këngëtarja Nora Istrefi është duke shijuar për momentin suksesin e bashkëpunimit të saj të fundit me Ermal Fejzullahun, i cili është pritur mirë nga fansat e të dy palëve.
Ndërkohë ajo i është futur punës për këngën e re me producentët e “Massive Production”, këngë e cila pritet të publikohet në muajt në vazhdim.
Angazhimi i saj më i madh gjatë ditës është në familje, ku këngëtarja pjesën më të madhe të kohës e kalon nën vëzhgimin dhe përkujdesjen e vajzës së saj të vogël, Renesë.
Nora është herë pas here aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në “SnapChat”, ku shfaqet e sapo zgjuar nga gjumi, duke treguar kështu edhe se si duket ajo kur nuk përdor fare makijazh.
Dhe në fakt, dallimi nuk është dhe aq i madh përderisa shumica e ndjekësve e kanë komplimentuar për dukjen e saj natyrale. /Telegrafi/