Telegrafi

Nora Istrefi e mbulon me dashuri Robertin (Foto/Video)

Çifti i njohur Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë mjaft të pëlqyer nga publiku.

Dyshja janë shumë të ndjekur në rrjetet sociale, gjersa së fundmi në qendër të mediave është vendosur Roberti, i cili ka kryer një ndërhyrje estetike në fytyrën e tij.

Lexo po ashtu Këngëtaret e estradës që nuk i ndahen palestrës (Foto)

Gjithçka ka shkuar me sukses, teksa edhe bashkëshortja e tij Nora duket shumë e lumtur krah tij.

Këtë e vërteton një fotografi e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ku Istrefi shfaqet duke i dhënë një puthje të zjarrtë bashkëshortit të saj.

Nora Istrefi i dhuron një puthje të zjarrtë Robertit. Foto nga InstaStory

Dyshja kanë një jetë shumë të lumtur së bashku, dhe buzëqeshja e tyre nuk mungon në asnjë fotografi që ata publikojnë në rrjetet sociale.

Këtë verë ata kanë qenë shumë aktivë edhe në tregun e muzikës, ndërsa sollën së bashku duetin “S’ka inat”, këngë kjo e cila u prit mirë nga publiku. /Telegrafi/