Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka tash e sa kohë që përveç këngëtares, ushtron edhe profesionin tjetër si influencere.
Ajo promovon veshje dhe dukje të ndryshme në rrjetet sociale, duke i orientuar fanset e saj se si të duken në përditshmëri apo edhe evente të ndryshme.
Së fundmi, Istrefi ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, ku shfaqet mjaft atraktive dhe veshur me një fund të shkurtër të zi, kombinuar me një bluzë të shkurtër te pjesa e dekoltesë.
Ajo gjithashtu kishte të veshur edhe një sako ngjyrë të hirtë dhe një palë çizme të gjata të bardha.
Dukja e saj atraktive dhe linjat e tonifikuara të trupit nuk kaluan pa komplimente të shumta të fansave në hapësirën për komente.
“Duke të parë ty”, shkroi Nora në mbishkrimin e këtyre fotografive, të cilat fituan simpatinë e ndjekësve të saj. /Telegrafi/