Telegrafi

Nora Istrefi dhe Roberti e befasojnë që në mëngjes të voglën e tyre me rastin e trevjetorit të lindjes

Foto: Norik Uka/Instagram

Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar.

Ata janë shumë të ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, gjersa pëlqehen shumë edhe për muzikën që bëjnë.

Nora dhe Roberti u martuan në shtator të vitit 2014, ndërsa dy vite më parë u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Renee.

Sot (e martë), Renee feston trevjetorin e lindjes, dhe me këtë rast prindërit kanë menduar t’i bëjnë asaj një befasi shumë të veçantë.

Me të zgjuar në mëngjes, Nora dhe Roberti kanë përgatitur një copë kek me qiri, me të cilën e kanë befasuar më të voglën e tyre sapo janë zgjuar.

Me këtë rast, ata kanë realizuar edhe një set të bukur familjar, ndërsa fotografitë i ndanë me fansat në rrjetet sociale.

“Urime ditëlindjen zemra ime, mami dhe babi të duan shumë”, ka shkruar Nora Istrefi në mbishkrimin e një prej fotografive.

Komentet e shumta pozitive dhe urimet nga ndjekësit nuk kanë munguar. /Telegrafi/