Telegrafi

Nora Istrefi dhe Butrint Imeri këtë javë sjellin këngën e re “Dy Zemra”

Nora Istrefi dhe Butrint Imeri (Foto: Instagram)

Këngëtarët e njohur të skenës shqiptare, Butrint Imeri dhe Nora Istrefi, duket se kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Dyshja, të cilët janë shumë të pëlqyer nga publiku, njoftuan se këtë javë sjellin bashkëpunimin e tyre të parë.

Lajmin e bënë të ditur përmes një postimi të përbashkët që kanë ndarë në llogaritë e tyre, Instagram.

“Të dielën”, ka qenë përshkrimi krahas imazhit të realizuar nga fotografi i njohur Endrit Mertiri.

Ndërkaq, një fotografi të tillë e ka ndarë edhe Nora me po të njëjtin përshkrim dhe kënga e tyre duket se mban titullin “Dy zemra”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Edhe pse ky është dueti i parë i tyre, besohet se do pritet mirë nga publiku marrë parasysh fansat që dyshja numërojnë gjithandej trojeve shqiptare.

Të njëjtit pëlqehen dhe janë tejet të suksesshëm në zhanrin e tyre muzikor. /Telegrafi/