Nora Istrefi, Claydee dhe Eli Malaj janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.
“Gati” mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga Adelina Mehija dhe BimBimma me muzikë nga vet artistët në bashkëpunim me Nurteel.
Këngëtaret kanë bërë një paraqitje të mrekullueshme në klip, ku edhe shquhen për stilin unik.
Ky projekt tanimë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pritet mirë nga publiku.
Ata interpretojnë për herë të parë bashkë, por reagimet e para të publikut ishin mjaft pozitive.
Eli momentalisht është kthyer në një sensacion për shkak të disa paraqitjeve televizive. /Telegrafi/