Këngëtarja Nora Istrefi duket tejet atraktive.
Nëna e një vajze, Renee, nga bashkëshortësia me Robert Berishën, po tregon se me kalimin e kohës ajo gjithnjë e më shumë bëhet atraktive.
Nora Istrefi në Instagram ka postuar ndryshimin e fundit të saj, në flokë.
Ajo ka vendosur që të shndërrohet në zeshkane dhe duket vërtet atraktive.
Nora Istrefi ka qenë mjaft e angazhuar në këtë dimër me performanca të ndryshme në mbarë trojet shqiptare.
Ajo lansoi së fundmi një projekt me Skerdin, i cili u pëlqye nga publiku.
Ndërkaq, Nora pritet të sjellë projekte të reja në fillim të vitit 2019. /Telegrafi/