Telegrafi

Nora Istrefi, Bardhi dhe Shkurte Gashi po vijnë me një bashkëpunim

Listës së artistëve që kanë sjellur bashkëpunime gjatë sezonit veror po iu bashkohen edhe tre të tjerë.

Bëhet fjalë për Nora Istrefin, Bardhin dhe Shkurte Gashin, të cilët janë drejt finalizimit të këngës më të re së bashku.

Këtë e ka konfirmuar këngëtarja e mirënjohur, Shkurte duke postuar imazhe nga xhirimet e klipit.

Foto: Shkurte Gashi/Instagram

Në galerinë e fotografive që këngëtarja ka postuar shihet e veshur me një fustan të gjatë shumëngjyrësh të kombinuar me një palë sandale he syze dielli bashkë me aksesor.

Ndërkohë, në një foto tjetër ajo shihet pranë dy bashkëpunëtorëve të saj në këngën e re, Norës dhe Bardhit.

Foto: Shkurte Gashi/Instagram

“Së shpejti”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e imazheve që u pasua me komente të shumta nga ana e fansave që presin me padurim projektin e tyre të ri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Theksojmë që të tre artistët krahas projekteve të reja mbesin të angazhuar edhe me mbrëmje muzikore, sidomos gjatë sezonit të verës. /Telegrafi/