Nora Istrefi vazhdon të mbetet njëra ndër këngëtaret më atraktive të skenës.
“Hije” mban titullin projekti i saj i fundit në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun, gjersa për muajt e nxehtë këngëtarja ka filluar përgatitjet për të sjell diçka të re.
Ndërkohë, ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ku herë pas here me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku është shfaqur mjaft elegante dhe me stil gjatë ditës së sotme.
Një palë xhinse blu, setër e hirtë me rrip të kuqe dhe me taka të kuqe, ishin zgjedhja e duhur që e bën këngëtaren Istrefi të marrë imazhin e një zonje të vërtetë.
Një grim i realizuar lehtë nga grimerja Sellma përmbushte pamjen tërheqëse të saj. /Telegrafi/