Site icon Telegrafi

Nora dhe Akil Gjakova – vëlla e motër synojnë të e bëjnë krenar një popull

(Foto: Facebook/KOK)

Nora dhe Akil Gjakova garojnë nesër (e hënë) në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’ me fillim prej orës 4:00 të mëngjesit me kohën tonë lokale.

“Iu urojmë fatin më të mirë të mundshëm dy xhudistëve tanë, me shpresën se do ta realizojnë ëndrrën dhe do t’i shohim duke ndriçuar podiumin”, shkruan në faqen e KOK-ut.

Akili do të garojë në kategorinë deri në 73 kilogramë, teksa në raundin e parë do të përballet me Ahmed Ayash nga Jemeni.

Në anën tjetër, Nora Gjakova garon në kategorinë deri në 57 kilogramë në raundin e parë do të jetë e lirë, kurse në të dytin do të përballet me fituesin e duelit mes xhudistes austriake, Sabrina Filzmoser dhe xhudistes nga Holanda, Sanne Verhagen.

Lexo po ashtu Nesër garojnë xhudistët Nora dhe Akil Gjakova në Lojërat Olimpike

Ndryshe, Kosova tashmë ka një medalje të artë pas fitores së xhudistes Distria Krasniqi. Fituesja e medajles së artë në ‘Rio 2016’, Majlinda Kelmendi, nuk arriti ta përsëriste suksesin duke diskualifikuar qysh në raundin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’. /Telegrafi/

Exit mobile version