Site icon Telegrafi

I nominuari i Trump për zëvendëspresident tha se Britania është “vendi i parë islamist” me armë bërthamore, reagon ministri nga Londra

Një ministër i Britanisë së Madhe ka thënë se qeveria e tij “nuk pajtohet” me pikëpamjen e JD Vance se Britania e Madhe është “vendi i parë islamist” me armë bërthamore – duke theksuar se lidhja midis Britanisë dhe SHBA-së është “më e rëndësishme se çdo individ”.

James Murray, Sekretar i Thesarit, u pyet nga Kay Burley i Sky News nëse është alarmuar nga komentet e Vance të bëra gjatë javës së kaluar, transmeton Telegrafi.

Ai u përgjigj duke thënë se nuk e dinte se çfarë dëshironte të thoshte Vance me komentet e tij – duke bërë të ditur se “padyshim që nuk pajtohet për ato komente që i ka bërë ai”.

“Marrëdhënia midis Britanisë së Madhe dhe SHBA-së është më e rëndësishme se çdo individ. Ka të bëjë me marrëdhëniet midis vendeve tona, e cila është kaq e rëndësishme për sigurinë tonë, për sigurinë tonë kombëtare dhe për rritjen ekonomike”, shtoi Murray.

Ministri tha se qeveria është krenare për diversitetin e Britanisë së Madhe, duke shtuar se “nuk e di vërtet se si përshtatet ai koment”. /Teleghrafi/

 

 

 

Exit mobile version