Telegrafi

Nolito transferohet te skuadra e madhe spanjolle?

Sevilla njoftohet se ka rënë dakord të nënshkruajë me anësorin sulmues të Manchester Cityt, Noliton, për nëntë milionë euro.

Sipas gazetës Marca, Nolito do të vendosë të zezën mbi të bardhë për një kontratë trevjeçare me Sevillën pasi City është gati të marrë një humbje prej nëntë milionë euro nga ish-lojtari i Celta Vigos.

Lexo po ashtu Jovetic mund të rikthehet te Sevilla

Për më tepër, ai do të fitonte paratë e njëjta si në Angli në sezonin e tij të parë, para se pagat e tij të rregullohen në përputhje me ekipin e tij të ri.

Ardhja e tij do të bëhet zyrtare sapo bordi i Andaluzianëve të ratifikojë marrëveshjen, e cila do të tejkalojë gjithsej 20 milionë euro.

Nolito, 30 vjeç, do të zëvendësonte Vitolon, i cili së fundmi u bashkua me Atletico Madridin nëpërmjet Las Palmas, në krahun e majtë të Sevillas. /Telegrafi/