Telegrafi

Nokia Smart TV me ekran UHD 4K prej 55 inçësh

Nokia Smart TV do të dalë në shitje duke filluar nga 10 dhjetori përmes Flipkart.

E ndërtuar nga Flipkart me licencimin e markës nga Nokia, TV i parë i mençur i markës Nokia vjen me një ekran UHD prej 55 inçësh. Mundësuar nga sistemi operativ Android 9.0, ky TV i mençur përdor teknologjinë audio JBL për cilësi të lartë të zërit dhe ka altoparlantët 24 Watt.

Flipkart po shton cilësinë e zërit si një nga pikat kryesore të shitjes së TV. Karakteristikat e tjera kryesore të televizionit të mençur të markës Nokia përfshijnë një procesor “quad core” dhe 16 GB hapsirë ruajtëse, transmeton Telegrafi.

“Televizioni i parë smart i markës Nokia me zë nga JBL është mundësuar nga 24 altoparlantë të integruar, DTS TruSurround dhe Dolby Audio për të përmirësuar përvojën e përgjithshme audio në shtëpi”, tha Flipkart në një deklaratë.

TV i zgjuar do të dalë në shitje duke filluar nga 10 dhjetori përmes shitësit elektronik. Ky TV pritet të kushtojë 530 euro. /Telegrafi/