Telegrafi

Nokia prezanton telefonin e zgjuar, PureView me pesë kamera realizon fotografi me rezolucion deri në 240 megapixel (Foto)

Telefoni i zgjuar PureView i prezantuar nga Nokia, është i pari në botë që shfrytëzon pesë lenta kamerash, për të realizuar një fotografi.

Imazhi i shkrepur, thuhet se ka rezolucion deri në 240 megapixel, falë sistemit të kombinuar të pesë sensorëve, transmeton Telegrafi.

Me dy kamera me ngjyra dhe tri sensorë monokromë, mund të merr dhjetë herë më shumë dritë, se sa çdo pajisje tjetër.

Pajisja e prezantuar në Mobile World Congress në Barcelonë – aktiviteti më i madh për teknologjinë e telefonave – do të kushtojë 699 dollarë.

Krahas PureView, Nokia ka paralajmëruar edhe tri Android të tjetër, si dhe një model tjetër që e ka emëruar vetëm si Nokia 210. /Telegrafi/