Telegrafi

Nokia 7 Plus shitet për pesë minuta pas debutimit në treg

Nokia 7 Plus është zyrtarizuar në Kongresin Botëror Mobil, ndërsa tani pajisja ka filluar të shitet në tregun më të madh aziatik, atë të Kinës.

Me sa duket, telefoni i ri nga Nokia që bazohet në sistemin operativ Android me sa duket është popullor në Kinë, pasiqë i njëjti është shitur tërësisht për jo më shumë se 5 minuta. Kostoja fillestare e telefonit është $364.

Telefoni është i pajisur me një ekran 6 inç me një rezolucion FHD + me 2160 x 1080 pikselë dhe pajisja mundësohet nga një procesor i Qualcomm, Snapdragon 660.

Nokia 7 Plus vjen me një zgjedhje prej 4GB RAM dhe 64GB hapësirë ruajtëse ose 6GB RAM dhe 64GB hapësirë ruajtëse, gjithashtu vjen me një kartë microSD për zgjerim.

Specifikat tjera në pajisje përfshijnë kamerën e përparme me 16 megapikselë për Selfie dhe video thirrje dhe dy kamera të pasme. Kamerat e pasme përbëhen nga një me 13 megapikselë dhe tjetra me 12 megapikselë.