Torta me madhësi reale të Nokia 3310 është prezantuar me rastin e festimit të ditëlindjes së pestë të HMD Global, shtëpia e telefonave Nokia.
HMD Global, një kompani finlandeze, është kredituar për prodhimin e telefonave Nokia duke përfshirë ikonën e dashur Nokia 3310 dhe telefonat inteligjentë të rinj më të qëndrueshëm si Nokia XR20, të krijuar për t’i mbijetuar të gjitha sfidave që përgatit jeta.
U deshën 40 orë për të bërë tortën Nokia 3310 dhe ajo u krijua nga artistja e tortave me famë botërore Michelle Wibowo. Pjesa e brendshme e tortës është me çokollatë dhe gjalpë dhe krem vanilje. Çdo buton është prerë dhe formësuar në përsosmëri.
Në vitin 2017, HMD Global rilançoi Nokia 3310 me një kthesë moderne për kënaqësinë e fansave të Nokia në mbarë botën. Dizajni i personalizuar i ndërfaqes së përdoruesit i sjell një pamje të freskët dizajnit klasik, dhe sigurisht, ai ka gjithçka që pritet nga një telefon Nokia – nga një bateri afatgjatë dhe dizajni i qëndrueshëm e deri te loja legjendare celulare “gjarpër”.
“Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për sa larg kemi arritur në pesë vitet e fundit. Faleminderit të gjithë klientëve, punonjësve, partnerëve dhe furnitorëve tanë që kanë luajtur një rol kyç në ndihmën që HMD Global të arrijë përvjetorin e saj të pestë dhe shumë të tjerë përpara”, tha Stephen Taylor, zyrtari kryesor i marketingut në HMD Global. /Telegrafi/