Telegrafi

Nokauti i Joshuas ndaj Pulevit duket edhe më brutal në xhirim të ngadalësuar

Anthony Joshua ka mbrojtur me sukses titujt e tij, në meçin ndaj Kubrat Pulevit që u zhvillua të shunën mbrëma.

Britaniku nuk u tregua aspak i mëshirshëm për bullgarin që para takimit kishte fjalë të mëdha.

Pulev kishte thënë se këto janë ditët e fundit të AJ si kampion bote, pasi në duelin me të do e shkatërronte.

Mirëpo AJ nuk i la hapësirë shumë bullgarit dhe e nokautoi në raundin e nëntë, madje duke mos u ndalur për asnjë moment.

Derisa u mbajt tre herë për mbrojtëset e ringut, gjyqtari vendosi që të përfundonte dueli mes tyre, ndërsa pamjet në xhirim të ngadalësuar tregojnë më së miri atë që ka pësuar Pulev.

Joshua me disa goditje të njëpasnjëshme, e bëri boksierin bullgar që të çorientohej dhe më pas të përfundonte meçin me sukses. /Telegrafi/