Telegrafi

Nokauti i Joshuas ndaj Ngannou duket edhe më brutal në xhirim të ngadalësuar

Anthony Joshua e ka mposhtur me nokaut Francis Ngannou në meçin e zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite mëngjesin e sotëm (e shtunë).

Boksieri britanik ishte i pamëshirshëm ndaj luftëtarit kamerunasi në meçin e shumëpritur të zhvilluar në Kingdom Arena.

Dy herë kampioni botëror i peshave të rënda vendosi një paraqitje klinike boksi dhe e kreu punën në vetëm dy raunde.

Lexo po ashtu Anthony Joshua e rrëzoi Francis Ngannou tre herë për të fituar me nokaut shkatërrues në raundin e dytë

Pas dy goditjeve, ‘AJ’ i dha një goditje brutale me të djathtën ish-kampionit të UFC-së, duke mos i lënë asnjë mundësi rikthimi.

Ai kërkoi trajtim mjekësor pas ndalimit dhe fatmirësisht ishte në gjendje të ngrihej në këmbë.

Nokauti dukej shkatërrues në pamje të parë dhe videot e publikuara, por në xhirim të ngadalësuar duket absolutisht brutal. /Telegrafi/