Telegrafi

Nokauti i Furyt ndaj Wilderit në xhirim të ngadalësuar duket edhe më i jashtëzakonshëm

Në atë që ishte një luftë klasike e të gjitha kohërave me pesha të rënda, Tyson Fury mposhti Deontay Wilder falë një nokauti brutal në raundit e 11-të në meçin e zhvilluar mëngjesin e së dielës.

Boksieri britanik ka arritur të triumfojë ndaj amerikanit në përballjen e zhvilluar në T-Mobile Arena të Las Vegasit duke mbrojtur titullin kampion bote në kategorinë ËBC.

Fury ishte më i mirë në këtë meç duke triumfuar në fund falë një nokauti në raundin e 11-të, nokaut i cili ishte i papërballueshëm për Wilderin.

Lexo po ashtu Momenti i nokautit fatal të Furyt ndaj Wilderit

Videot e nokautit kanë pushtuar tashmë çdo rrjet social, pasi goditja e “Gipsy King” ishte thjesht spektakolare ndaj “Bombarduesit të Bronztë”.

Megjithatë, tashmë ka dalë një video krejtësisht tjetër që tregon dimensionin e vërtetë të goditjet.

Lexo po ashtu Katër rrëzime dhe një nokaut, momentet më të mira të super përballjes mes Furyt dhe Wilderit

Bëhet fjalë për videon në xhirim të ngadalësuar.

Kjo video tregon që goditja e Furyt ndaj Wilder ishte thjesht brutale, e jashtëzakonshme dhe e papërballueshme. /Telegrafi/